Rozë

E njohur kudo, por gruaja e cilësuar si më e bukura në botë: Nuk e di çfarë janë tortelinit

Kim Kardashian ndodhej në Milano për të parë motrën e saj më të vogël, Kendall Jenner, në sfilatën e Prada gjatë Javës së Modës.

Teksa ndodhej në Itali, Kardashian dhe miqtë e saj dolën për darkë në një restorant. Ndërsa shikonte menunë, Kim u habit nga një prej pjatave me makarona. “Çfarë është tortelini?” Kim pyeti kamerierin, i cili i shpjegoi se është “si një ravioli”.

“Ndoshta do ta marr”, tha ajo, ndërsa porositi edhe një pjatë me pena. Ky moment u transmetua në episodin e ri të “The Kardashians” dhe kaq u desh që në rrjet të bënte bujë. “Vërtet Kimi pyeti çfarë janë tortelinit? Dhe në Itali?”, shkruajti një komentuese. Kim pyeti çfarë janë tortelinit në Milano…Hajde tani”, shkroi një tjetër me ironi.

Kim Kardashian nuk e di çfarë janë tortelinit dhe kaq u desh që të bënte bujë në rrjet

MË TË LEXUARAT

To Top