Rozë

”Edhe ajo e ka një dramë jashtë shtëpisë”/ Reagon Einxhel pas fjalëve të Arbanës: S’kam ardhur të qurravitem

Një deklaratë e bërë nga Arjola që u transmetua në spektakël të premten ka nxitur reagime të shumta te banorët. Arjola shprehej se ajo ka patur një jetë të vështirë dhe se ka hyrë me sakrifica në “Big Brother” teksa shtonte se banorët e tjerë kanë ardhur për qejf dhe rrinë si të jenë me pushime.

Pas këtij momenti, Arbana ka pohuar se edhe Einxhel ka një dramë të sajën jashtë, të cilën ka zgjedhur mos ta ndajë në shtëpi, por kjo nuk i bën të tjerët më pak të ndjeshme. Einxhel zgjodhi të mos reagojë nga kjo fjali që Arbana ndau me publikun.

Mirëpo, së fundmi është përfshirë në një debat me Arjolën ku bëri një rrëfim prekës që duket se ka lidhje me atë që tha Arbana. Teksa po diskutonte deklaratën e Arjolës se të tjerët nuk kanë probleme, moderatorja tha se kjo nuk është e vërtetë, thjesht ndryshe nga ajo nuk kanë zgjedhur t’i ndajnë me të tjerët. “Kam një njeri të sëmurë në shtëpi!”- tha Einxhel në debat e sipër pa zbuluar më shumë. Video

Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, pati një debat të ashpër mes Einxhel dhe Ilirit dhe kjo u tregua edhe gjatë nominimeve. Pasi Iliri u zgjodh si më i preferuari i publikut, ai tha se banorja që do të çonte në nominim ishte Einxhel.

Teksa diskutonte me banorët, Einxhel tha se e priste këtë veprim prej Ilirit, i cili në spektakël i tha se do ta masakrojë verbalisht sepse ka guxuar të përmendë gruan dhe vajzën e tij. “Që Iliri do të thoshte emrin tim nuk kishte pikë dyshimi. Ai ku të gjejë mundësi të më zhdukë. Ai ka votuar mua dhe ty (i drejtohet Antonelës) ose mua dhe cunat (Dagz dhe PM)”, tha Einxhel.

Ndërsa në nominim kanë dalë Iliri, Claudio, Einxhel dhe Arjola. Kjo e fundit u zgjodh nga Donaldi, i cili tha se donte të shihte se si do të ishte Arjola në televotim. Kujtojme se në fillim të puntatës së mbremshme në Big Brother Vip, Ilir është përplasur me Einxhel teksa kjo e fundit është shprehur se po e përdor familjen për lojë. Iliri ka “shpërthyer” ndaj Einxhelit duke i thënë se e mas akron kur i flet për familjen e tij.

Arbana Osmani zbulon detajin e padëgjuar më parë për Einxhel: Ka një dramë  familjare | BoldNews.al

MË TË LEXUARAT

To Top