Rozë

Eduart Grishaj tregon detaje për finalen e ‘Big Brother’: Do jetë madhështore

Finalja e Big Brother VIP është me 6 maj e ndërkohë që kanë kaluar 100 ditët e spektaklit brenda shtëpisë së famshme, regjisori i njohur Eduart Grishaj ka folur së fundmi në një lidhje telefonike në emisionin “Merre me Long show” ku ka diskutuar rreth “BBVIP”.

Gjatë bisedës, Eduarti ka zbuluar disa detaje të vogla në lidhje me finalen e këtij edicioni të dytë.

“Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës nuk kalojmë direkt tek finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale. Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike.

Do t’ju jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales, do të jetë diçka shumë madhështore por do t’i marrim ndeshjet me rradhë”, tha Grishaj.

MË TË LEXUARAT

To Top