Rozë

Shkurte Fejza prek me rrëfimin: Bashkë me fëmijët ika nga shtëpia në kohën e…

Artistja e madhe Shkurte Fejza erdhi në një rrëfim ekskluziv përballë Ermal Peçi në programin ‘Më prit në fundjavë’.

Zëri unik i shqiptarisë dhe simboli i këngëve patriotike tregoi se emocionohet sa herë vjen në Shqipëri e se të njejtin ndjesi ndjeu edhe kur preku ekranin publik, ekrani i vetëm që ndiqej me aq shumë dashuri nga shqiptarët e Kosovës në ditët e tyre më të vështira.

Artistja rrëfeu se ndjen shumë kenaqësi që dy hitet e saj ‘Mora fjalë’ apo edhe ‘Xhamadani vija-vija’ këndohen edhe sot masivisht, sidomos nga brezi i ri në klube e festa nga më të ndryshme. Këto dy këngë quhen shpesh si dy himne kombëtare të sjella edhe nga artistë të ndryshëm për publikun mbarë shqiptar. Nisur nga suksesi i tyre, Ermali e pyet në lidhje edhe me të ardhurat financiare që ajo mund të ketë marrë nga të drejtat e autorit. Ironikisht dhe me shumë keqardhje Shkurte Fejza pohon se nuk ka fituar asgjë edhe pse shpreson që ndoshta në Kosovë mund të ketë dritë në fund të tunelit përsa i përket të drejtave të autorit.

Shumë emocione të forta pati për artisten teksa u surprizua në program nga vajza e saj Gresa. Përlotja e Shkurte Fejzës ishte e pashmangshme duke treguar se gjithcka ka pasur në jetë e ka investuar tek fëmijet dhe rritja e tyre. Dielli, nipi, duket se i ka ndryshuar jetën dhe se gjyshja shpreson që ai një ditë të bëhet këngëtar.

Përlotjet ishin të shpeshta në programin e Ermalit edhe teksa fliste për luf tën e Kosovës.

Shkurte Fejza rrëfeu se me femijët në krahë u dë buan nga shtëpia e se mes plumb ave kanë patë vd ekjen me sy. Këto momente fatkeqësisht kanë lënë dhimbje ende tek ajo, pasi pohon se kur i kujton në shtëpi qan me dënese e se zgjohet shume e trishtuar për ditë të tëra.

Mes lotëve, Shkurte Fejza tregon: Pamë vdekjen me sy

MË TË LEXUARAT

To Top