Rozë

Ejlyli bukur bën rrëfimin e ndjer: Jam e dashuruar, po jam shumë xheloze i bëj këtë atij…

Është vetëm 23 vjeç, por Biran Damla Yilmaz është tashmë një nga aktoret më të suksesshme në Turqi.

Seriali që po bën namin në Klan: Kush janë në jetën reale vajzat ...

Ajo u bë shumë e njohur me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara” i cili po transmetohet aktualisht në vendin tonë e më pas luajti në seriale të tjerë shumë të ndjekur.

Biran Damla është shumë e komentuar në mediat turke edhe për jetën e saj private. Përpos aktrimit, ajo është edhe Youtuber ku në kanalin e saj poston video të ndryshme nga xhirimet, eventet apo nga shtëpia e saj.

Një nga gjërat më të vështira është të jesh pjesë e sheshxhirimeve që në moshë të vogël. Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet që ka sjell për ty?

Ejlyl: Teksa rritesha, eksperienca ime me punën u rrit gjithashtu. Unë jam rritur në sheshxhirime dhe ky është një plus i madh për mua. Edhe sot mësoj diçka të re çdo ditë. Disavantazhet nuk i quaj. Mendoj se me kalimin e kohës do i kthej në avantazhe. Gjithmonë i shoh eksperiencat si një mesazh apo arritje.

Cilat janë tiparet mbizotëruese të karakterit tënd? A do të të pëlqenin fansat nëse do të të njihnin më nga afër?
Ejlyl: Jam një person energjik, qesh shumë, përpiqem të mësoj gjëra të reja gjithmonë. Duhet kohë të më njohësh mirë, sepse nuk jam person që hapem shpejt me të tjerët, por mendoj se do më pëlqenin.

Kur e nxjerr në pah anën tënde negative?
Ejlyl: Bëhem negative kur nuk dua të bëja diçka. Përgjigjem me “Jo” ose “Pse” dhe kjo gjë i irriton njerëzit.

Ke ambicie në karrierë dhe në jetën tënde private? Insiston që të arrish aty ku do?
Ejlyl: Po! Nëse e vendos diçka, do e bëj me patjetër.

Mendon se aktrimi mësohet në sheshxhirime apo në shkollë?
Ejlyl: Mendoj se sheshxhirimi të mëson më shumë, por varet sesi e percepton çdo njeri.

Kur luan një rol është më deçiziv edukimi apo talenti?
Ejlyl: Sigurisht të dyja janë të rëndësishme, por mendoj se më e rëndësishme është ndjenja. A mund ta ndjesh karakterin që po luan? A mund ta vendosësh veten në vend të saj? Mendoj se kjo është më deçizive se edukimi dhe talenti.

Lule te vetmuara – Episodi 13 - Tv Klan

Lule te vetmuara – Episodi 90 - Tv Klan

Lule te vetmuara – Episodi 17 - Tv Klan

MË TË LEXUARAT

To Top