Rozë

Epo nuk paska pasur faj Ledjana? Po thuhet se Mevlani është lidhur me Antonelën, ja detajet





Dy muaj pas ndarjes konfl iktuale nga Ledjana Prenga, Mevlan Shaba i “Përputhen” duket se ka nisur një lidhje të re me rivalen e saj, Antonela Berishën, e përfolur edhe si shkaktarja e ndarjes.

Dihet që Antonela dhe Mevlani janë përfolur shumë shpesh për një lidhje dashurie pas ndarjes së tij. Ledjana, në një prej intervistave të saj, u shpreh se një nga shkaqet e ndarjes së tyre ishte shoqëria dhe kontaktet që ai ende mbante me Antonelën, edhe pas përfundimit të programit.

Dhe duket se nuhatja femërore nuk e paska gënjyer. Ka qenë vëllai i Mevlanit, Artani, që e ka vërtetuar dyshimin e saj. Ai ka publikuar një foto të Mevlanit me Antonelën, që e shoqëroi me një tekst, ku thotë: “ Dhe thoni pastaj që s’ju kam nxjerrë mirë!”.

Kjo foto dhe këto fjalë zbulojnë më shumë nga marrëdhënia familjare e Mevlanit, ku pjesë e tyre është bërë dhe Antonela. Kjo dëshmon se Antonela ka një marrëdhënie të mirë jo vetëm me Mevlanin, por edhe me vëllain e tij.
Ndërkohë, pas daljes nga “Për’puthen”, Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Gjatë javës së fundit të programit, Mevlani zbuloi se Ledjana nuk e kishte kontaktuar fare dhe se videot e tij duke kënduar me Antonela Berishën gjatë festës së madhe të organizuar nga stafi, i kishin dhënë shkas që ta bllokonte kudo në rrjete sociale.

Nga ana e saj, Ledjana tregoi versionin e saj të ndarjes dhe gjithçka që ndodhi mes ish-çiftit. Në lidhje me videon, pas së cilës ish-konkurrentja e bllokoi në rrjete sociale Mevlanin, Ledjana u shpreh: “Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3-4 muaj që zihesha për atë mashkull. Më duket injorim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: ‘të këndoi këngën’. Ai gjest ishte injorim për mua”.





MË TË LEXUARAT

To Top