Lajme

Flet burri i mësueses 46 vjeçe: Zonja ime ishte mirë, erdhi me këmbët e veta 10 minuta pasi i bënë gjilpërën mbaroi





Flet bashkëshorti i 47-vjeçares që humbi jetën ditën e djeshme në spitalin e Pogradecit. Mësuesja A.Bazelli humbi jetën pak minuta pasi kishte mbërritur në spital e shoqëruar nga familjarët, pasi nuk ishte ndjerë mirë.

Sot familja ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit. Ndërkohë në një prononcim për gazetaren Lorena Kodra, bashkëshorti i saj Luan Bazelli deklaron se gruaja ishte me shëndet të mirë dhe se ka humbur jetën nga mjekimi.

Ai tregon se 10 minuta pasi kishte bërë një gjilpërë ka dhënë frymën e fundit.

“Zonja ime ishte me shëndet të mirë, të akuzoj apo jo janë organet që po merren me çështjen, di që zonja ime ka ikur nga mjekimi, pakujdesia.

Në spital ka mbërritur me këmbët e saj, me tens ion normal, me te tëra. 10 minuta pas gjilpërës ajo mbaroi direkt.





MË TË LEXUARAT

To Top