Moderatori Adi Krasta ka rrëfyer edhe njëherë tjetër se si u largua nga puna herën e fundit. T eksa fliste në studion e tij “A shoW”, Krasta tha se ishte kryeministri Edi Rama, ai që i tha pronarit të televizionit ku punonte që nëse nuk e largonte atë nga puna, do ta merrte si qëndrim arm iqë sor ndaj qeverisë.
Krasta shtoi më tej se rrjedhimisht pronari i televizionit e hoqi, për të ruajtur bizneset e tij.
“Po i tregoja një mikut tim të huaj si më hoqën nga puna herën e fundit. Njeriu më i pushtetshëm në vend, që dihet se është kryeministri i tha pronarit të televizionit ku punoja:
Ti mund ta mbash atë po ne do ta marrim si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë. Dhe pronari, për të ruajtur bizneset më hoqi.