Lajme

(Foto) I ikën të keqes së madhe, ja si po luajnë fëmijët afganë në ‘Qytet Studenti’





457 qytetarë afganë kanë mbërritur në vendin tonë, vetëm këtë javë si rezultat i pesë fluturimeve. 182 prej tyre kanë mbërritur vetëm mëngjesin e ditës së djeshme me 2 avionë, ku u pritën në Rinas nga zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Megi Fino.

Mësohet se 108 prej qytetarëve që erdhën sot u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Top Channel ka mundur të sigurojë pamje nga momentet kur fëmijët e qytetarëve afganë janë zgjuar në një tjetër realitet dhe shihet teksa luajnë të qetë e të lumtur në oborret e konvikteve.

P olicia e ka rrethuar zonën më shirit në mënyrë që qytetarë të tjerë të mos hyjnë në këtë hapësirë.





MË TË LEXUARAT

To Top