Rozë

(Foto) I kanë të ndaluara puthjet dhe të flenë bashkë, konkurrentët e ‘Kepit të Tundimeve’: Erdhëm për qejf

Të premten, djemtë dhe vajzat e “Kepit të Tundimeve” u njohën me mënyrën se si do të bashkëjetojnë dhe çfarë kanë të ndaluar. Ata nuk duhet të puthen dhe as të flejnë me njëri-tjetrin.

Nga ana e konkurrentëve pakënaqësia dukej qartë. “Me këto rregulla më mirë iki që tani. S’kam ardh për lek, kam ardh për qejf”, tha Atdheu i cili duket se nuk do durojë gjatë pa i thyer rregullat.

Po ashtu dhe djemtë e tjerë u shprehën se do e kenë të vështirë.

‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel me autore, Olsa Muhametin dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00.

MË TË LEXUARAT

To Top