Rozë

(Foto) Mos e do ende? Bora Zemani mban ende dhuratën e Donaldit në shtëpi dhe s’është varësja

Prezantuesja Bora Zemani është një nga personazhet më të komentuar kohët e fundit, për shkak të romancës së saj me Donaldin, e cila duket se u shua kur ai shfaqi ndjenja për Beatrix në “Big Brother VIP”.

Ama Bora ende e ruan një kujtim të tij në shtëpinë e saj dhe këtë na e tregoi vetë ajo. Ylli i showbiz u operua para disa ditësh dhe fansat e zjarrtë e kanë mbushur me dashuri duke i dërguar buqeta me lule dhe dedikime.

Bora ndau dhuratat e tyre në Instagram Story, por ajo që nuk u mbeti pa shpëtuar ndjekësve ishte piktura e Donaldit, të cilën e ka bërë në 2020 dhe e ka shpërndarë edhe vetë ai dikur në rrjetet sociale.

Rikujtojmë se reagimi i Borës për lidhjen e re të aktorit mori shumë vëmendje dhe u konsiderua si finsik. Përmes një statusi në Instagram, ajo bëri thirrje që Donaldi mos të kryqëzohej, pasi edhe ai është i gabueshëm.

MË TË LEXUARAT

To Top