Rozë

(Foto) Olta Gixhari ka qenë e lidhur me Olsin e ‘Big Brother’, zbulohet sa u zgjati lidhja

“Big Brother Vip” është një format që të jep mjaft vëmendje, ku jeta e konkurrentëve “zhvillohet” para qindra kamerave dhe publikut që i ndjek. Por, jeta personale dhe e shkuara para “Big Brother-it”, mund të rikthehen përsëri në vëmendje. Kështu ka ndodhur së fundmi me Olta Gixharin. Aktorja Olta Gixhari është një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ajo la Spanjën ku jetonte me partnerin dhe djalin e saj dhe erdhi në Shqipëri për t’u bërë pjesë e spektaklit. Olta u kthye menjëherë një nga banoret më të diskutuara brenda shtëpisë pasi debatet, dramat dhe dinamikat e krijuara aktorja janë të shumta.

Por jo të gjithë e mbajnë mend se Olta Gixhari ka pasur një histori dashurie me një nga banorët e “Big Brother 1”, Olsin, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për bra ktisjen nga e dashura live njërës prej të shtunave. Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurentë.

Lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj dhe ndarja thuhet se erdhi për faktin se aktorja ndihej pak më superiore se ai.

MË TË LEXUARAT

To Top