Rozë

(Foto) Si ia kanë dalë? Këto janë të famshmet shqiptare që kanë lindur katër fëmijë po e kanë trupin në super formë





Kanë sjell në jetë nga katër fëmijë por vazhdojnë të qëndrojnë në formë. U bënë nëna që në moshë shumë të re dhe kanë provuar ndjesinë e të bërit nënë katër here dhe përkundër angazhimeve të shumta që kërkon rritja e tyre ato shfaqen të freskëta e të kuruara në çdo paraqitje të tyre.

Image

Arjana Fejzullahu: Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu është kthyer në një influencer shumë të ndjekur mode.

Mami Ariana ka katër fëmijë Arti, Buna, Era dhe Ana, por çifti ka shprehur dëshirën për të pasur edhe fëmijë të tjerë.

33 vjeçarja pas çdo lindje i rikthehet shumë shpejt formave perfekte fizike dhe për këtë krahas kujdesit që tregon me ushqimin, Ariana falenderon edhe gjenet e saj.

Zana Krasniqi: Ish-miss Universe Kosova e cila para pak ditësh mbushi 33 vjeç është nënë e katër fëmijëve.

Bukuroshja e pasarelave që la karrierën e modelingut për t’ju përkushtuar familjes tashmë e ka fokusuar jetën e saj në të qenit një influencere e mirë e jetës së shëndetshme.

“Instagrami” i Krasniqit gjithmonë e më rrallë po i ngjan asaj të një modeleje, pasi më shumë se sharmi dhe hijeshia e pashoqe e Zanës në llogarinë e saj virtuale mami i 4 fëmijëve ka dashur të jetë një model i mirë i të jetuarit shëndetshëm.

Dëshmi e gjallë e stilit të saj te jetesës sigurisht që janë këmbët e tonifikuara dhe fiziku që nuk ka pësuar asnjë ndryshim edhe pas 4 shtatzënive.

Adriana Matoshi: Aktroja dhe politikania nga Kosova është përfolur më shumë se kurrë së fundmi për shkak të lidhjes së dashurisë me partnerin e saj disa vite më i ri se Adriana. Ndërsa për talentin dhe karrierën brilante të Matoshit në aktrim kemi folur shumë herë, kësaj here duam ta përgërzojmë për format perfekte fizike që ka arritur të mbajë.

Adriana është 40 vjeç dhe ka 4 fëmijë, ku më i madhi është tek të 20-tat. Kaona, Bojken, Odej dhe Pinea janë emrat e veçantë me të cilët Matoshi dhe ish-bashkëshorti kanë pagëzuar fëmijët e tyre.

Image

Image

Image





MË TË LEXUARAT

To Top