Rozë

(Foto) Ylli Limani qenka djali i muzikantit të njohur, e gjeni dot se cilit?

Kur Yll Limani lindi në 1994 grupi ‘Minatori’, pjesë e të cilit ishte babai i tij, Mufaili, kishte vite në tregun muzikor dhe atë vit publikuan albumin e parë.

Grupi u tërhoq nga muzika pak vite më vonë ndërsa këngët e tyre vijojnë t’i mbijetojnë kohës dhe dekada më vonë Ylli këndon këngët e të atit nëpër koncerte.

“Të dua sa Kosovën” është një nga këngët më të famshme të grupit që Ylli e ka të preferuar dhe e këndon shpesh.

Siç ka bërë në një nga koncertet e tij të fundit. Ai ka publikuar pamjet në Instagram duke shkruar: “Dekada më vonë, djali ia këndon babit këngën në çdo koncert”.

Mirëpo, ndonëse prej vitesh tashmë është një nga emrat më të lakuar të skenës muzikore shqiptare, pakkush e di se Ylli Limani vjen nga një familje artistësh, ai është i biri i kitaristit të grupit legjendar ‘Minatori’, Mufail Limani.

Babai i artistit krahas punës me grupin legjendar muzikor, ka qenë gjithashtu drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës për një periudhë kohe.

MË TË LEXUARAT

To Top