Rozë

(Fotot) Të kapur dorë për dore dhe të dashuruar shumë duken/ Ky qenka i dashuri i ri i Teas





Ka dalë më në fund në dritë identiteti i të dashurit të Tea Trifonit. Djali nga Fieri, aspak i njohur për publikun, është Enkeleo Hoxha. Këtë e bëri me dije Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon nga vendi i shumëpërfolur!

Ndërkohë, është parë se ky djalë, ndiqet edhe nga motra e Teas, jo vetëm nga ish-konkurrentja dhe po ashtu nga Fationi. Ndërkohë kujtojmë se para disa ditësh, Tea foli për lidhjen e saj të re, duke e cilësuar të dashurin një “bandill”.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.





MË TË LEXUARAT

To Top