Lajme

Gazetari i kthehet keq, Edi Ramës: Kur do e mbarosh atë o shk*rdhatë se na i bëre jetën…





Edi Rama ka premtuar që në vitin 2014 ndërtimin e rrugës së Arbrit, e cila do të krijonte një lehtësi shumë të madhe, kryesisht për banorët e Dibrës.

Artisti i humorit Ismet Drishti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me një deklaratë që Kryeministri Rama, ka bërë në vitin 2014, ku thoshte se: “nuk iki nga kollltuku i Kryeministrit, pa mbaruar rrugën e Arbërit”.

Ai ka kërkuar nga kryeministri i vendit që ose ta mbarojë atë rrugë të nisur e të lënë pas dore, ose t’i thotë dibranëve sa punë vullnetare u takon që ta mbyllin njëherë e mirë këtë histori.

Postimi i Drishtit:

“Në 2014-ën, ndërsa bënte fushatën e passhukriut në Dibër, Rama tha se nuk iki nga kolltuku i Kryeministrit pa mbaruar rrugën e Arbërit!Mbarojeni atë shkë rdhatë rruge ose na thoni nga sa ditë punë vullnetare na takojnë se vd iqëm”!





MË TË LEXUARAT

To Top