Rozë

Gjithë shqiptarët e kritikuan, ja kush po e mbron Elsa Lilën: Kush jemi ne të flasim për ty keq, çfarë hallesh pate ti?

“Kush jemi ne, për të të gjykuar ty?! Elsa Lila, qenka shembulli i përkryer, se si kjo jetë qenka veç çështje fati. P reku zemrat e shqiptarëve diçka më shumë se 25 vite më parë, përtej këngëve të saj, me historinë e një fëmije që jeta i kishte grisur figurën e nënës nga vetja.Përse sot qenka ndryshe?!

A nuk është Elsa Lila i njëjti fëmijë, pa nënë, por me përgjegjësinë, dashurinë dhe hallet e një nëne vetë?!A do mundim sot të hapim debatin, se si Elsa artiste, e talentuar, e bukur dhe me jetë në perëndim, nuk ja doli dot vetëm me kaq?A nuk u përpoq Elsa? A nuk u lodh? A nuk mendoi një moment se ja doli për t’u zhgënjyer më keq akoma? Çfarë hallesh ka që moralit tonë kolektiv nuk u duken arsye për të gabuar!

Përse gaboi në këtë mënyrë? Përse kjo botë, nuk ka pará për artin si të Elsës dhe krimb në pará ata që u kërcasin sutjenat në skenë?
Po ne, përse mezi presim rastin të kryqëzojmë? Përse nuk ditëm kurrë, të qëndrojmë larg urrejtjes?”, shkruan Neda Balluku.

MË TË LEXUARAT

To Top