Rozë

Hajde-hajde! Bes Kallaku s’i paska mirë punët me një nga prezantueset shqiptare? Ajo: Mezi flasim kur shikohemi





Jona Spahiu në këtë sezon që kaloi ishte çdo të diel prezente në ekran me spektaklin e humorit “Kosherja”. Ky ishte formati i parë i këtij lloji që asaj ju besua për prezantim dhe Jona ja doli mbanë më së miri. Së fundmi në një intervistë për revistën “Living”, Jona ka folur gjatë për këtë eksperiencë dhe jetën e saj si nënë e grua.

Jona Spahiu has been part of the screen since the age of 6, see what it looked like

Ajo ka treguar se me Bes Kallakun, që e pati partner në prezantim, nuk kishte miqësi më parë.

“Njiheshim, por në kufijtë e formales, aq sa mezi përshëndeteshim në ambientet e televizionit ku punonim të dy, duke ditur se sa VIP ishte Bes Kallaku (qesh). Përtej shakave, me Besin kemi një kimi që perceptohet lehtësisht edhe nga televizori”

Gjatë spektaklit “Kosherja” ajo provoi veten si aktore në disa skeçe dhe duket se është e hapur për role të tjera.

“Maksimumi mund të zëvendësoj Bleona Qerretin te filmi tjetër i Bes Kallakut (qesh). Nuk e kornizoj dhe as nuk e kufizoj veten, kështu që çdo projekt që më përfaqëson dhe më jep kënaqësi e energji të mirë, është i mirëpritur”.

Jona Spahiu flet për raportin me Bes Kallakun dhe bën deklaratën





MË TË LEXUARAT

To Top