Rozë

I kanë mbajtur larg kamerave/ Ja cilët janë partnerët e të famshmëve shqiptarë nga Alketa deri te Fevziu





Në një shkrim të përjavshëm të Zhaklinë Lekatarit për revistën “Living” ajo shkruan për për marrëdhëniet martesore të personazheve publike me perona shumë të thjeshtë dhe aspak të famshëm.

Duke u ndalur nga gazetari më i ndjekur i TV Klan, Blendi Fevziu, i cili është i martuar me Ines Fevziun dhe janë të bekuar me dy fëmije.

Ai nuk flet shumë për jetën e tij private por kur fillon dhe rrëfen nuk di të ndalet, shkruan për Living Lekatari. Ajo ka shumë pak ndjékës në rrjete sociale pasi nuk i pëlqen aspak të jetë një personazh i njohur i publikut dhe është shumë krítíke nda çdo daljeje të bashkëshortit të saj në ekran.

Alketa Vejsiu është një tjetër personazh publik e cila është martuar në moshën 19-vjecare dhe bashkëshorti i saj nuk është fare i njohur për publikun.

Ai është një sipërmarrës biznesmen dhe sëbashku kanë dy fëmijë me nga 15 vjet diferencë. Arjan Çani, gazetari i emisionit “Zonë e Lirë” është i martuar me një stomatologe për fëmijë, ndër më të mirat në vend.

Bashkë kanë dy fëmijë. Daljet e tyre në publik janë të pakta dhe nëse kërkon me ngùlm foto të çiftit zhgenjehesh nga numri i pakët i tyre dhe nga fakti që i përkasin të kaluarës. Aurela Gaçe e njohur me bashkëshortin që ka në krah, në studion e Dr Florit.

Ai është manaxheri i tij Skerdi Alimerko, jo i njohur për publikun e gjere shqiptar. Marrëdhëniet e tyre martesore kanë zgjatur shumë dhe kanë shumë lumturi dhe mesazhe për ti përcjellur të rinjve kjo për faktin se të gjitha çiftet lartpërmendur kanë një të përbashkët. Të dashurit e tyre i janë shmangur mediave dhe ato nuk kanë mund dot të ndikojnë në martesë.





MË TË LEXUARAT

To Top