Rozë

I madhi Luftar Paja feston datëlindjen sot, ja sa vjeç mbush aktori i madh nga Mallakastra: Të mira dhe shëndet pastë!

Luftar Paja, artisti i madh shqiptar feston sot ditëlindjen. Aktori i sa e sa filmave bën sot 79 vjeç.

Aktori i humorit Luftar Paja (1941) | Aktoret Shqiptare

Aktori i shquar i skenës dhe ekranit, “Artisti i popullit” Luftar Paja u lind në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941, dhe sot bën më shumë gjysmë shekulli në skenë.

Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor, ku u aktivizua që në vitet ‘50 në lëvizjen amatore të Patosit, Fierit etj. Kontribut të madh në formimin e tij si aktor ka dhënë rregjisori Llazar Verria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla. Luftari Paja është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969, për kontributin e dhënë në grupet amatore, me medaljen Naim Frashëri e klasit të parë.

Edhe pse ishte një profesionist i lindur, Luftar Paja u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit vetëm në vitin 1968. Për mëse 20 vjet ai ka dhënë një kontribut të veçantë për humorin shqiptar. Nga viti 1968 deri më 1991 ka marrë pjesë në të gjitha shfaqjet e dhëna nga Estrada, por edhe nga Teatri (në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit “Bylis”) në dramat-satirë “Vitet e paharruara”, dramatizim i mbështetur mbi motivet e romanit “Para Agimit” të Shefqet Musarajt.

Aktori i humorit Luftar Paja (1941) | Aktoret Shqiptare

Luftar Paja flet hapur: Kush u pasurua me rolet e mia – Shkodra News

MË TË LEXUARAT

To Top