Rozë

I madhi Mirush Kabashi ka festuar datëlindjen, mjeshtër i skenës shqiptare

Ai është padyshim një nga aktorët më pikant të skenës dhe filmit shqiptar. Mirush Kabashi, aktori që me interpretimin e tij u jep roleve një ngjyrim të veçantë dhe emocional, sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 75-vjeç.

Mirush Kabashi sot 70 vjeç, ja pse krenohemi me të - Shqiptarja.com

Urimet për nder të aktorit të madh kanë nisur që në mesnatë nga miqtë e shumtë dhe të afërm të tij.

Mirush Kabashi i lindi në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Pasioni për aktrimin u shfaq që në fëmijëri tek artisti. “Mbaj mend që në fëmijëri i kam pasur shumë qejf jo vetëm shfaqjet teatrore por edhe filmat. Tani, i kujtoj pak me buzëqeshje kur mendoj që një film psh Hamletin e kam parë mbi 15 herë me lloj-lloj pozicionesh, në kinemanë verore apo atë dimërore. Gjithmonë kam pasur dëshirë të shihja filma, të admiroja dhe të diskutoja për artistët pjesëmarrës. Pastaj afrimi me aktrimin qe një okazion”- shprehet aktori në një intervistë të dhënë për mediat.

Të “vranë” edhe ty, Mirush Kabashi! - Shqiptarja.com

MË TË LEXUARAT

To Top