Rozë

I rrëfen të gjitha Hyseni që nga rroga që i jepte Alvisës e deri tek skandali i ”Për’puthen”: Bora Zemani ka…

Javët e fundit janë bërë shumë lajme rreth ish-konkurrentit të njohur si “Bushi” dhe ai ka vendosur të flasë për të gjitha. Nga skandali i rrjedhjes së pagave, portalet rozë qarkulluan lajmin se Alvisa paguhej nga bizneset e Hysenit.

Hyseni tha për “GCBC” se të dhënat janë të datave Janar-Prill 2021 dhe se tashmë Alvisa nuk paguhet, sepse vetëm ai që punon paguhet.

Përsa i përket gomave të makinës që janë çarë, Hyseni nuk mohon ta ketë bërë këtë gjë, por tregon se makina ishte e tij dhe jo e Alvisës, ai gjithashtu ra dakord me fjalët e Arjanit, i cili ka thënë se po të ishte Hyseni në program ai do dilte çift me Alvisën, por u nda me të, sepse ajo e tradhtoi, gjithashtu tregoi se i ka ngelur hatri me Arjanin.

Për Bashkimin dhe Alvisën Hyseni preferoi të mos fliste. Ai ak uzoi produksionin, veçanërisht Olsa Muhametin dhe Bora Zemanin, e cila sipas tij ka thënë se Alvisës i ka ardhur një mesazh e video shantazhuese në celular, provë e cila nuk doli kurrë, ndërsa është i bindur se ideja për të dhënë se Hyseni është i keq ishte e Olsës për ta mbajtur Alvisën ende në program, pavarësisht mashtrimeve.

Hyseni pretendon se ka shumë prova kundra produksionit, por se nuk u mor më me këtë çështje, pasi dikush, i cili ka ndërruar jetë ia la amanet këtë gjë. “Nuk kam përdorur dhunë kurrë, publiku është gjykatës i pakorruptueshëm, por varet sesi i interperton dhe sesi i kupton secili ka të drejtën e vetë, kush e dëgjon me vëmendje fjalën time dhe kush ka ndjekur emisionin e di që unë jam me të drejtën.“,- Hyseni.

MË TË LEXUARAT

To Top