Leximi

I vuri vello tenxheres dhe u martua me të, i riu lajmëron ndarjen: Nuk ka grua perfekte e lashë dhe atë





Ditët e fundit, çuditë po shtohen gjithmonë e më shumë. Mund të duket si një shaka, por është e vërtetë. Një burrë indonezian është martuar me tenxheren e tij të orizit. Bëhet fjalë për Khoirul Anam, i cili është bërë viral në rrjetet sociale pasi ka publikuar disa foto nga ky moment.
Ai shfaqet i veshur me një veshje tradicionale të dasmës së bashku me një tenxhere me oriz të bardhë e cila gjithashtu ishte përgatitur me këtë rast, me “një vello të bardhë të tejdukshme”.

“E drejtë, e bindur, e dashur dhe e mirë në gatim”, ka shkruar burri krahas fotove. Por për fat të keq, kjo martesë zgjati vetëm katër ditë.

Kur Khoirul Anam postoi një përditësim tjetër mbi martesën e tij, këtë herë njoftoi ‘di vorcin’. “Vendimi im është… i rëndë në të vërtetë… por kjo është rruga që unë zgjodha… nuk ka asnjë partner perfekt”, ka shkruar indoneziani.





MË TË LEXUARAT

To Top