Rozë

”I ziu ai ç’po heq me mua”/ Habit Çiljeta Xhilaga: Një ditë i them jam pak me temperaturë pastaj më zë gjumi





Një nga mamatë më “cool” të shoëbizz-it shqiptar, Çiljeta Xhilaga ka qenë e ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio për të folur rreth fillimit të vitit të ri shkollor të djalit të saj.

Mirëpo nuk kanë munguar pyetjet lidhur me projektet e reja muzikore, meqënëse ka pak kohë që kënëgtarja nuk ka sjellë ndonjë këngë të re për publikun. “Kam një këngë për të bërë më Ardit Çunin. Ai që më merr përdit në telefon dhe unë që i them ja se jam icik me temperaturë, pastaj ditën tjetër më zë gjumi”, zbuloi Çiljeta duke shtuar me humor se Arditin “e ka zënë belaja me të”.

Projekti i saj i fundit ka qenë “M’ke harru”, në bashkëpunim me këngëtaren Mars, publikuar një vit më parë, ndaj kuptohet arsyeja që publiku i saj ia ndien mungesën.

Çiljeta në dilemë! - Vizion Plus



MË TË LEXUARAT

To Top