Rozë

Iku dje, Redi degjeneron ”Për’puthen”: Nuk jam bukëshkelur unë si ata aty, bëjnë biznes me…





Ditën e djeshme në “Për’puthen” ka patur disa ndryshme, ku janë larguar tre konkurrentë dhe janë prezantuar tre të tjerë. Artan Shaba, vëllai i Mevlanit, Meliku, djali nga Turqia dhe Dorian Kuka, konkurrenti që pati një debat me Erin sezonin e kaluar, u bënë pjesë e programit. Ndërkohë, kanë qenë vajzat ato që kanë votuar për largimin e Eklajdit, Landit dhe Redit.

Ky i fundit ka regaur pas transmetimit të puntatës së djeshme, por çuditërisht nuk ka sharë askënd.

“Nuk shaj njeri unë. Përderisa u hoqa, nëse më ka hequr produksioni ashtu e ka menduar ajo se është më mirë. Ajo shikon interesat e programit, sepse dështon programi për faj të saj, e ka punë atë. Aty është si një biznes dhe çdokush e heq punëtorin që sipas tij nuk ka performancë”,- rrëfeu Redi, duke shtuar se i është mirënjohës autores, Olsa Muhametit.

“Nuk jam bukëshkelur si ata vjet që i bëri Olsa të famshëm dhe dalin të shajnë më pas mbrapa krahëve. E pikërisht ata, që kanë bërë live dhe reklama, kanë pasur shumë përfitime ekonomike dhe në fund janë bukëshkelur. Ne këtë radhë nuk na lejohej as live, as reklamat”,- rrëfeu Redi, tanimë ish-konkurrenti, i cili ndryshe nga të tjerët, që kanë qenë në “Për’puthen”, nuk ka shprehur asnjë pakënaqësi lidhur me produksionin.





MË TË LEXUARAT

To Top