Rozë

”Ilaçe t’u bëfshin i ke fëmijët shumë të shëmtuar”/ Almeda Abazi i kthehet shqiptarëve që ofenduan fëmijët e saj

Ndonëse prej vitesh ka krijuar familjen e saj në Turqi, Almeda Abazi ndiqet me kuriozitet nga ndjekësit shqiptarë, modelja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku shpeshherë ndan momente nga përditshmëria e saj.

Përpos dashamirësve, ka edhe nga ato që “ofendojnë” në profilin e aktores. Së fundmi, Almeda ka ndarë Instagramin e saj disa sharje nga një ndjekës, “Të hëngshin macet Alina (vajza e Almedës)”,-shkruan komentuesja në një video të postuar nga missi shqiptar, ku duket vajza duke luajtur me mace.

Por nuk mbaron me kaq, ndjekësja vazhdon me ofendimet e saj, këtë herë drejtuar vetë Almedës: “Sa e shëmtuar,”- shkruan ajo, dhe sikur të mos mjaftonte komentuesja “vjell vrerë” edhe mbi një video ku duket djali i modeles, Efehani.

“Fëmijë i poshtër,”– ka qenë komenti i ndjekëses. Pas gjithë këtyre sharjeve, të gjithë mund të prisnit një reagim të ashpër nga ana e Almedës, mirëpo missi shqiptar ka habitur me qetësinë e saj, duke mos dashur t’i kthehet keq ndjekëses së saj.

“Po pse,”-shkruan Abazi me disa të qeshura.

MË TË LEXUARAT

To Top