Lajme

Inteligjenca ukrainase jep alarmin: Ky është plani mizör që Vladimir Putin po përgatit për disa shtete të botës

Departamenti i Inteligjencës së Mbrojtjes ukrainase ka dhënë al armin duke theksuar se forcat ruse kanë nisur luf të sistematike në dë mtimin e makinerisë agrikulturale në Ukrainë.

Sipas tyre me anë të këtyre veprimeve Rusia planifikon ta lërë pa bukë jo vetëm Ukrainën por disa shtete të botës që varen direkt nga gruri ukrainas.

Institucionet e sigurisë së Ukrainës kanë dalë me një njoftim, ku flasin për planin rus, që të d ëmtohet agrikultura e shtetit të tyre.

“Okupuesit qëllimshëm po i dëmtojnë makinerinë agrikulturore të Ukrainës. Raste të veprimeve të tilla sistematike janë regjistruar në Brovarsky, në rajonin e Kyivit”, thonë nga Inteligjenca e Mbrojtjes ukrainase.

Sipas njoftimit, veprimet e deritanishme të forcave ruse mbi agrikulturën ukrainase, kanë për qëllim dëm timin dhe rr ezikimin e të mbjellurave të periudhës së pranverës.

Kjo, sipas autoriteteve ukrainase, po bëhet me qëllim që të shkaktohet krizë humanitare, në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Mirëpo, këto përpjekje të Rusisë, sipas Inteligjencës ukrainase, nuk kanë për qëllim dë mtimin vetëm të shtetit të tyre.

“Shteti ynë është një nga furnizuesit kryesorë nga shumë fusha të agrikulturës në tregun e Evropës dhe të Kinës”, thuhet në njoftimin, të cilin e ka shpërndarë Mbrojtja e Ukrainës. “Okupuesit po vazhdojnë praktikën për të sulmuar civilët. Kjo është shkelje flagrante e parimeve themelore të ligjeve ndërkombëtare”.

MË TË LEXUARAT

To Top