Lajme

Ishin të vaksinuar që të dy/ Burrë e grua humbi jetën nga Covid-19, rrëqeth vajza: Dhanë shpirt duke mbajtura duart e njeri-tjetrit





Kal dhe Linda Danam gjithçka kanë bërë së bashku – dhe atë deri në fund të jetës. Çifti bashkëshortor nga Michigan, ndërruan jetë nga COVID-19 në një distancë kohore prej vetëm një minute – duke ia mbajtur njëri-tjetrit dorën.

Edhe pse Kal, 59-vjeç dhe Linda, 60, ishin plotësisht të vaksinuar, kanë pasur probleme me sëmundje kronike dhe ishin më të ekspozuar ndaj infeksionit, ka bërë të ditur e bija e tyre Sarah.

“Dashurinë që e ndjenin për njëri-tjetrin ka qenë fantastike. Ata kanë qenë njerëzit që do të donit t’i takonit. Dua në atë mënyrë të plakem, të ndjejë një dashuri të tillë”, ka thënë Sarah në Fox News.

Por jeta e tyre ndryshoi në korrik, kur dyshja u sëmurën gjatë kohës kur po bënin kamping. Në fillim menduan se janë ftohur, por gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua – duke u detyruar të ndërpresin kampingun.





MË TË LEXUARAT

To Top