Lajme

Ishte gazetare në Afganistan, rrëqeth me fjalët gruaja: Familja ime është atje, zemra ime është atje i kam humbur të gjitha





Shqipëria po strehon 607 shtetas afganë të ikur nga trazirat në Kabul. Një avion me 150 qytetarë afganë të tjerë mbërriti sot në Aeroportin Nënë Tereza të Rinasit.

Ata u strehuan në Qytetin Studenti pranë Tiranës dhe në hotelet e Durrësit. Shumica e tyre janë veprimtarë të shoqërisë civile, gazetarë e studentë, si dhe shumë fëmijë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve afganë të ardhur nga Kabuli në Shqipëri janë gra e vajza si dhe shumë fëmijë. Ata tani luajnë në oborin e konviktit dhe lëvizin të qetë në mjediset e Qytetit Studenti në periferi të Tiranës, ndërsa janë të rrethuar nga kujdestarë e roje, si dhe nga shikimet kureshtare e dashamirëse të banorëve vendas.

“Jam gazetare, eh… isha gazetare në qytetin tim, në Herat”, – thotë Zijagul Azimi, kryeredaktore në Agjencinë e Lajmeve mbi Gratë e Afganistanit. Ajo erdhi e vetme nga Herati në Kabul dhe nga Kabuli në Tiranë, por prapa la gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes.

“Kur e lashë Heratin, qytetin tim, unë humba gjithçka; punën time, familjen time. Gjithçka. Humba lidhjet me familjen. Ata janë ende në Herat. Talebanët i ndjekin familjet e gazetarëve, ata mund ta gjejnë familjen time dhe mund ta vr asin. Famijla ime shkoi në një shtëpi tjetër dhe fshihen nga ndjekjet e talebanëve, ndaj jam shumë e shqetësuar për familjen time”, – thotë Zijagul.

“Unë jam vetëm fizikisht këtu, zemra ime është tek atdheu im, tek njerëzit e mi. Dua përsëri të punoj si gazetare, por më duket e pamundur në këto kushte. Askush nuk di asgjë për të ardhmen” – thotë gazetarja nga Herati.





MË TË LEXUARAT

To Top