Artisti Çun Lajçi përfundoi në spital pak ditë më parë për shkak të disa problemeve shëndetësore, të cilat tashmë i ka kaluar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai e përshkruan mjeshtërisht ato momente të vështira duke theksuar se ishte në prag të vd ekj es, por kësaj radhe u kthye, ndërkohë që shton se vd ek ja nuk të fal dy herë duke parajmëruar se një shtrim tjetër mund të sjellë probleme më të mëdha për të.
Postimi i plotë:
U ktheva, se ju me deshtët e unë s’mujta pa juve!
Mos harroni, se asht dikush mbi ne që numëron vitet tona, e rrugët i zgjatë, aq sa atij i bahen taman!
Po! Dje vrapova n’spital, si cjapi të ka sapi, por kur u shtrina n’shtratin me plot tela, pej e gë rshanë, e luta ate dikushin:
-Theja Zot briskun ka sapit e lëshoje cjapin maleve me kullotë, se u duhet dhive nesër!
Mendja m’shkoi të Gërlat e Koshutanit. Nuk ngjitesha Gunishtës përpjetë, pa ra n’gjuj e me pi ujë n’rrasa guri!
Jeta qenka e amel dhe e shkurtë, thashë, kur njeni v diq, n’krevatin përballë meje. Ishte dy herë ma i ri se unë, e sytë i mbetën të hapun.
S’qenka ngi jetë, mendova. E paska dashtë shumë, por ajo paska qenë e shkurtë për te dhe e idhët për mua!
Doktoret e provuen shkencën e ilaçet, por, ai mjeku tjetër, mbi re, ai e kishte thye urën e tij. Ai nuk ngjitej si unë Gunishtës së Koshutanit! S’kalonte përtej fatit t’vet!
Nji gjumë e bana mes gërhama vdekjësh, mes shtrengime zemrash dhe me zbardhjen e ditës, u ktheva gjurmëve të djeshit.