Lajme

Ja me sa gradë ulen temperaturat sot/ Në këtë zona do të ketë reshje shiu më shumë





Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë territorin. Reshje lokale priten në zonat jugore dhe juglindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 15°C në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 26°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.





MË TË LEXUARAT

To Top