Rozë

”Jam bër g*ps për ty t’i q*fsha r…t”/ Kjo është këngëtarja shqiptare që lëshoi gjuhën teksa këndonte me Malumën

Ronela Hajati ishte njëra ndër artistët shqiptarë që hapën koncertin e këngëtarit latin Maluma, më 14 mars në skenën e improvizuar në sheshin Nënë Tereza.

Ajo ka performuar disa nga këngët e saj më të njohura në skenën e madhe, ku më pas u ngjit edhe ylli kolumbian, Maluma. Por në të gjithë performancën e saj vëmendjen më të madhe e ka marrë një moment, ku këngëtarja dëgjohet duke sharë në mes të koncertit.

Videoja e kapur nga fansat, të cilët ishin të shumtë në numër në koncert, po bën xhiron e rrjetit. Në pamjet që po qarkullojnë këngëtarja shqiptare po këndon këngën e titulluar “Gips”, ku në një pjesë të testit dëgjohet të thotë: “Sot jam bo gips per ty ja q**sha r*pt”.

Kujtojmë se kënga “Gips” është një bashkëpunim i këngëtares me reperin Matolale, dhe fragmenti i thënë nga aho në koncert është pjesë e tekstit.

MË TË LEXUARAT

To Top