Rozë

Janë njohur në ‘Big Brother’, këngëtari dhe modelja do bëhen prindër për herë të parë

Vivien dhe Getinjo nisën një nga lidhjet më të bukura të dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, që vazhdoi edhe pas daljes së tyre duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale. Tani një lajm i bukur na vjen nga çifti.

Burime për revistën Who bëjnë të ditur se Vivien është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Getinjo do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti preferon që lajmin momentalisht mos ta ndajnë me publikun duke e shijuar në privatësi këtë periudhë të ëmbël.

Madje së fundmi Getinjo bëri një deklaratë ku tha se do qëndrojë për ca kohë larg rrjeteve sociale.

MË TË LEXUARAT

To Top