Rozë

”Je kapur prej flokësh rrugëve të Tiranës”/ Ja sa keq i ka folur Donaldi dje Eixhelit: Tirana është e vogël!

Duke dashur të zhvlerësojë qasjen e saj pro grave dhe vajzave, Donaldi në debat e sipër i ka përmendur sonte Einxhelit një rra hje.

Çfarë ndodhi? Donaldi dhe Einxhel përfundojnë në suitë bashkë (VIDEO) -  Albeu.com

Por për çfarë bëhet fjalë? Rasti ka ndodhur në vitin 2019 me modelen Kejvina Kthella. Ja çka shkruanin mediat atëbotë:

Një pë rplasje fizike VIP ka “tronditur” botën e showbizz-it shqiptar, me protagoniste tri vajza të njohura, që dikur shoqëroheshin në festa e udhëtime njësoj si te “S ex and the city”. Në orët e mbrëmjes para disa ditësh, dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fiz ikisht me moderatoren Einxhel Shkira.

Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcen çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dh unë fizike.

Burime nga media të ndryshme bëjnë me dije se Einxheli është parë në rrugë nga patrulla e Po licisë, duke vendosur që të bëjë edhe den onci min, e shoqëruar nga vëllai i saj. E kontaktuar nga “Anabel.al”, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola, e cila është kushërira e Kejvinës, thjesht kishte ardhur si mbështetje për të, por më pas situata ka degraduar.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një su lm fjalësh dhe kërc ënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gj ak nxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim për “Anabel.al.”

MË TË LEXUARAT

To Top