Lajme

Jep premtimin, Edi Rama: Do ketë një rritje historike të rrogave

Kryeministri Ed Rama prezantoi sot vendimet e qeverisë. Ai tha se qeveria do t’i qendrojë zotimit për rritjen e pagave, ndërsa tha se muajin tjetër pensionistët do të marrin 5 mijë lekë më shumë.

Bëhet fjalë për 5 mijë lekëshin e premtuar, nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme

Rama foli gjithashtu për planin e pagave duke thënë se do të ketë rritje për disa kategori ndërsa synojnë që paga mesatare të arrijë në 900 euro.

“Do të bëjmë një rritje pagash historike”, tha Rama. Edi Rama: I qendrojmë zotimit për rritjen e pagave. Sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm por edhe informimin komplet se për pensionistët do të ketë 5 mijë lekë që do të shkojnë.

Kemi në dorë një plan shumë ambicioz dhe shumë të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve të 2023-2024, në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target për pagën mesatare 900 euro. Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare, në dy faza. Do të kemi një rritje tani, së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar.

MË TË LEXUARAT

To Top