Rozë

”Jo po ta dini që më kopjojnë”/ Aktorja shqiptare habit me postimin për Meghan Markle

Veshja e Meghan Markle ka marrë një vëmendje të madhe gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II. Ajo u shfaq me një fustan të zi të gjatë, kapele dhe një pelerinë mjaft elegante.

Image

Mirëpo, së fundmi aktorja Delinda Disha ka bërë një reagim lidhur me veshjen e Meghan. Ajo ka krahasuar veshjen e saj me të dukeshës.

Veshja e Meghan Markle ka marrë një vëmendje të madhe në media. Ajo u shfaq e veshur me te zeza dhe pamja e saj elegante u komentua gjatë.

Vëmendjen e madhe e morën këpucët e saj. Në takat e saj u vunë re inicialet P dhe A. Thuhet se këpucët janë krijuar nga Paul Andrew, një stilist i modës nga Berkshire.

Meghan Markle ka treguar haptazi dashurinë e saj për fansat mbretërorë. Ajo është parë mjaft e dashur e tepër mikpritëse pas tensioneve që ka patur me familjen mbretërore.

Një vajzë e mitur ka folur për CNN ku ka treguar se ka përqafuar dukeshën.

“Ne thjesht prisnim që ajo të vinte dhe ajo më erdhi pranë. Më pyeti për emrin, si ishte dita ime, sa kisha që po prisja”, theksoi ajo. “E pyeta nëse mund të më jepte një përqafim dhe ajo më përqafoi. Ishte thjesht një moment i mahnitshëm. Unë jam ende duke u dridhur tani.”

Image

MË TË LEXUARAT

To Top