Rozë

Ka 20 vite i martuar, por këngëtari i njohur puth fansen para të gjithëve

Enrique Iglesias i ka habitur fansat pasi shpërndau një video ku puthte një fanse në Las Vegas të premten në mbrëmje. Enrique e kapi fansen nga beli dhe e lejoi që ajo të bënte disa selfie, por pak më vonë artisti guxoi dhe e puthi.

Home - Enrique Iglesias

Këtë moment ai e ndau me 17.1 milionë ndjekësit në Instagram. 47-vjeçari është i martuar me 41-vjeçaren Anna Kournikova prej më shumë se dy dekadash. Fansat komentuan të shqetësuar se videoja nuk do i pëlqente gruas së këngëtarit latin.

Enrique u martua me Anna-n në vitin 2001 dhe çifti ka tre fëmijë binjakët Nicholas dhe Lucy dhe vajzën dy vjeçe Mary.

Enrique Iglesias harron që është i martuar, puth në

MË TË LEXUARAT

To Top