Lajme

Ka ardhur nga Laçi në Tiranë me kal, Shan Lugja: Dua të futem edhe unë në ‘Big Brother’

Shan Lugja vjen nga Laçi në Tiranë me kalë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai tregon se udhëton për gjashtë orë më kalin, që e quan Zoga.

“Kam zgjedhur kalin, sepse kali është simbol. E ka pasur heroi ynë Skënderbeu, e ka pasur Isa Boletini. Nisem në katër të mëngjesit dhe mbërrij në Tiranë në dhjetë”.

Shani thotë se Kurbini ku ai jeton, është shumë i varfër dhe banorët përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Ndaj ai proteston, ndërsa në tubim shkon bashkë me kalin, të cilin ia ka lyer flokët ngjyrë blu, si ngjyra e PD-së.

Në intervistën me gazetaren e “Shqipëria live”, Shani ka një thirrje për disa personazhe të ekranit.“I bëj thirrje Arbana Osmanit, kam dëshirë për në Big Brother… i bëj thirrje Luizit të vijë në PD, Duma të më marrë në emision se më pëlqen politika”.

Fansat e konkurrentit të Big Brother VIP, Luiz Ejlli kanë përgatitur nga banderolë për Luizin, të cilën do e ngrejnë në protestën e organizuar nga opozita.

MË TË LEXUARAT

To Top