Rozë

Ka qenë mësuesja e Luizit, flet flet nëna e Gertit: U gëzova kur e kam parë

Pak ditë më parë në një bisedë shumë spontane Gerti dhe Luizi zbuluan se kishin një lidhje, nëna e Gertit ka qenë mësuesja e Luizit.

Ky i fundit u emocionua shumë nga ky fakt dhe i premtoi Gertit se nuk do e ngacmonte gjatë lojës së tij. E ftuar në emisionin “Wake Up” motra e Gertit sot ka treguar edhe reagimin e nënës së saj pas bisedës së tyre.

“Shumë interesante në fakt, ku u zgjova në mëngjes shoh telefonin me shumë njoftime, thashë çfarë ka ndodhur dhe shoh videon dhe them waw. Ishte dita e vetme, një nga ditët shumë të rralla të mijat që zgjohem në 10 se zakonisht çohem herët se i kam kalamajtë e vegjël dhe thashë një ditë që fjeta unë u bë nami.

Ishte shumë koincidencë interesante në fakt. I them mamit moj po ti pse s’na i ke treguar dhe më tha ku di unë, nuk ka rënë muhabeti. I thashë po Gerti nuk e dinte? Më tha nuk e di nëse ia kam përmendur, nuk e mbaj mend. Domethënë nuk është diçka shumë e diskutueshme, por ishte rastësi. Është e vërtetë, nëse ka një gjë që e ka përmendur para se të futet aty është kjo që nuk dua të futem sikur jam futur për Luizin, pavarësisht se jemi nga Shkodra, jemi krenarë për prejardhjen dhe mbështesim njerëzit që i kemi patriotë, por nuk është që u fut aty si fans.

E shikoj që përpiqet të mos shkojë aty ku është Luizi të ndjekë lëvizje që t’i rrijë nga pas, apo të bëjë lojën që t’i pëlqejë Luizit.”– tha ajo. Ndryshe, Gerti eshte nje nga banoret e rinje i cili mundohet te perfshihet sa me shume ne situata per tu bere faktor ne loje.

Të dy nga Shkodra, Luizi dhe Gerti zbulojnë një tjetër të përbashkët

MË TË LEXUARAT

To Top