Rozë

(Video) Debatet me Efin, Kiara: Boll se nuk duroj dot më, boll durova jam njeri dhe unë

Kiara Tito është një nga banorët më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 2 ku sigurisht u komentua thuajse gjithonë për lidhjen e saj me Luiz Ejllin banorin më të fortë të kësaj loje dhe shumë më pak për ndonjë debat që mund të kishte me banorët e tjere. Kiara u eleminua për një javë ndërsa u kthye pasi ishte një ndër banorët më të preferuara për tu bërë prapë pjesë e kësaj loje.

Kiara është rikthyer në “Big Brother VIP Albania”, ndryshe nga heret e kaluara. Pas spektaklit, ajo ka folur me Ronaldon. Me rikthimin e tyre në shtëpi u vu re edhe një krisje e marrëdhënies, dhe shkak për këtë u bë një video e Efit e cila i dilte në mbrojtje Luizit.

Ndryshimi i Kiarës është vënë re edhe nga banorët e tjerë të cilët e kanë pyetur për arsyen, por Kiara ka preferuar të përgjigjet thjesht: Jam e zhgënjyer. “Boll , boll durova. Boll se nuk e di sa kam mbajtur në shpinë. Mjaft. Mos kthe përgjigje, mos këtu se është t urp, mos këtu se është fr ikë, mos këtu…po prit se njeri jam edhe unë.”, u shpreh Kiara. “O zemra kam gabuar, kam gabuar si dreqi. Në shumë momente mund të kem vepruar nën presion, me fri kë.

Por të përfitoj nga një njeri tjetër, nga një person që e quaj shoqe, vetëm sepse është momenti që unë ta shaj, të përfitoj un këtë gjë s’e bëj kurrë. Nuk ka nevojë as të më ofendoj, as të më mbrosh. Mos thuaj asgjë, lëre!”, ka vazhduar ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top