Ushqime

Ka shumë vlera ushqyese/ Kjo është receta e duhur për të gatuar sallatë me patate dhe majdanoz

Temperaturat e larta e largojnë paksa dëshirën e konsumimit të gatimeve të rënda dhe shumë të ngrohta. Të gjithë kthejnë sytë nga sallatrat dhe kombinimet e ftohta të perimeve gjatë verës.

Prandaj në këtë ju këshillojme të provoni një sallatë të re me patate, majdanoz dhe ullinj. Sallata me patate të ziera të marinuara nuk është shija tipike tradicionale, por ju sigurojmë se do të kthehet në të preferuarën tuaj.

E shijshme për t’u ngrënë dhe mund të zevëndësojë një vakt të plotë pasi është e mbushur me vitamina dhe vlera.

Ndiqeni më poshtë si përgatitet ajo sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit
800 gr patate

100 gr ullinj jeshilë

2 lugë gjelle limon

1 tufe majdanoz

vaj ulliri

kripë

piper i zi ose i kuq

Përgatitja
Për të nisur këtë recetë qëroni lëkurën e patateve dhe t’i lani ato me ujë të bollshëm.

Më pas pritini në copa të vogla katrore ose në feta dhe vërini në një tenxhere të mbushur me ujë.

Lërini të ziejnë në zjarr të mesëm për të paktën 20 minuta.

Me majën e një thike kontrolloni nëse patatet tuaja nëse janë zier plotësisht.

Nëse maja e thikës futet me lehtësi në zemër të patateve atëherë ato janë gati.

Fiksni zjarrin dhe vendosini patatet në një enë të ftohen, më pas mund të vazhdoni me përgatitjen e tyre.

Shtoni po tek patatet, ullinjtë të cilët mund t’i zgjidhni me ose pa fara sipas dëshirës dhe 2 lugë lëng limoni të freskët.

Hidhni vajin e ullirit, të paktën dy lugë gjelle dhe ndërkohë grini hollë majdanozin të cilin hidheni në fund bashkë me kripën dhe piperin.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit derisa sallata të marrë një pamje uniforme dhe sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak vaj ulliri.

Sallata juaj me patate është gati, mund të zgjidhni t’a konsumoni menjëherë ose t’a ruani të mbuluar në frigorifer.

MË TË LEXUARAT

To Top