Ushqime

Kanë vlera shumë të larta ushqyese, ja përse duhet t’i konsumoni patjetër bamjet

Kur vjen puna te bamjet, njerëzit ndahen në dy kategori: ata që i pëlqejnë shumë dhe ata që u ndryshon fytyra sa i shohin dhe nuk duan t’i fusin në gojë. Bamja (Abelmoschus esculentus) është një ndër perimet më të vjetra, kultivuar 3000 vjet më parë në Etiopi, në brigjet e Nilit. Ajo është përdorur gjerësisht në kuzhinën aziatike, arabe dhe afrikane dhe është gjithashtu mjaft popullore dhe në vendin tonë. Vlerat e saj ushqyese janë të pamohueshme. Nëse nuk i dini, hidhuni një sy më poshtë:

-Ushqimi me bazë bamjesh këshillohet për gratë shtatzëna, për shkak të acidit folik që ka në përbërje. Acidi folik është jetik në zhvillimin e fëmijës mes javës së 4 dhe 12.

-Fibra që gjendet tek bamjet ndihmon në stabilizimin e nivelit të glukozës dhe kolesterolit, forcon strukturën e enëve të gj a kut dhe eviton shfaqjen e akneve në fytyrë.

-Kaliumi dhe kalciumi që përmbajnë bamjet janë të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gj aku t.

-Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hem og lobinës.

MË TË LEXUARAT

To Top