Lajme

Katër fëmijë ka po e hodhën në rrugë babanë/ Burri i moshuar shqiptar rrëqeth me fjalët: Të më strehoj shteti, ose do i jap fund jètës





Kadri Çili, është babai i 4 vajzave dhe 1 djali, që jeton rrugëve. Pasi bashkëshortja e të moshuarit ndërroi jetë, Kadriu shkoi të jetonte me njerën nga vajzat e tij, por ishte dhëndri ai që e d ëboi nga shtëpia. Për 5 vjet Kadriu qëndroi në shtëpinë e të moshuarve të Poliçani. Por edhe nga këtu u dë bua, me pretendimin se u konfliktua me një banor të azilit.

Pyetje: Ku ke qëndruar gjithë këto vite?

Çili: Qëndrova këtu afër në Peshtan tek çupa, më mbajti ajo, por s’më dontë dhëndria. Ika nuk kisha ç’të bëja.

Kadriu as vetë nuk e di se sa vite ka që endet rrugëve për të kërkuar një streh. Sot ai ka ardhur nga Durrësi për tu strehuar përsëri tek shtëpia e të moshuarve, por ky institucion i mbylli derën duke mos i dhënë asnjë ndihmë babait të br aktisur.

Pyetje: Sa fëmijë ke?

Çili: 5 kam, djalin andej nga Greqia. 2 vajza kam mbi 2 vjet që nuk i shoh fare. Në Shqipëri i kam të gjitha çupat.

88 vjeçari edhe pse është i sëmurë, kurrë nuk është kuruar, pasi 8 mijë lekëshi i pensionit nuk i del për të siguruar ushqimin.

Pyetje: Si ushqehesh?

Çili: Po pata para do të shkoj në dyqan, se ndryshe nuk të jep njeri. Ja me atë pension 8 mijë lekë. Nuk blej ilaçet dhe marr bukë. Kërkoj ndihmë nga shteti. Ose të më strehojë, ose të më hel mojë dhe të v d es, nuk qëndroj dot kështu.





MË TË LEXUARAT

To Top