Rozë

Keisi ishte e lidhur me Lorencin, Sabiani: Unë nuk dija gjë fare, më ra keq

Sabiani dhe vajza e tij Keisi ishin së fundmi të ftuar në emisionin “Më lër të flas”. Këngëtari foli për raportin e së bijës me Lorencin, pasi në “Big Brother VIP” u zbulua se ata kishin qenë të lidhur.

“Nuk e dija që kanë pasur flirt. Ndjesia ime ishte shumë e rëndë. Më nxorrën mua, futën atë, m’u duk sikur kishte të bënte produksioni. Sikur e kanë ditur. Ashtu ra”, u shpreh Sabiani, teksa sqaroi se ai ka marrëdhënie shumë të mirë me produksionin por është shumë i drejtëpërdrejtë.

Keisi: Unë i tregoj babit por ajo ishte vetëm një njohje, kemi pasur flirt.

MË TË LEXUARAT

To Top