Rozë

Këngët që bëhen sot/ Fatmira Breçani: Disa nuk i kuptoj dhe aq mirë

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore të veriut të Shqipërisë, Fatmira Breçani, ka qenë e ftuara e parë gjatë puntatës së parë të emisionit ‘Glamour Zone’, i cili nisi mbrëmjen e të premtes, 16 shtator.Fatmira Breçani, një nga këngëtaret më të vlerësuara të publikut, ka qenë e ftuara e parë dhe ka dhuruar një show të vërtetë.

“Çfarë është kjo, ta dhash e s’ma ktheve?” Fatmira Breçani habitet me këngët e reperit të njohur shqiptar

Moderatorja, Ester Bylyku, i ka kërkuar të vlerësojë me një notë, këngët të cilat janë kthyer në hite verore, të tilla si Don Xhon-‘Katile’, Era Istrefi-‘Bebe’, dhe së fundmi Mozzik-‘Bespreme’.‘Çfarë është kjo, ta dhash e s’ma ktheve? Nuk përshtatet shumë me gjykimin tim kjo këngë. Gjithësesi unë nuk ia kuptoj të gjitha fjalët, kështu që po i jap notën 7’ u shpreh Fatmira.

Pasi i bëri një kamer të fshehtë Gold Ag, dhe i kërkoi të këndonte pa lekë në një koncert për të, Fatmira, zbuloi dhe një histori prekëse, me një këngëtare.

Ester Bylyku: Cili koleg, të ka bërë të përlotesh? Fatmira Breçani: Një kolege më preku. Mua prindërit më kanë vd ekur shumë të rinj. Për festa, postova një status për nënën time, dhe një kolege që e kam shoqe, më shkruajti. Ajo më tha: ‘Po diskutoj me nënën time në shtëpi, dhe më vjen keq që ti nuk e ke tënden.’ Kjo më preku shumë.

Fatmira Breçani – MelodyTv

MË TË LEXUARAT

To Top