Rozë

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga tregon se nuk e ka pranuar ftesën për të qenë në ”Big Brother” dhe se kush do ta fitojë

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj duke zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj që nuk i dinim. Nuk kanë munguar as pyetjet rreth realityshowt Big Brother.

Ndër të tjera Çiljeta ka treguar se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e atij formati por nuk ka pranuar duke thënë se i shijon më shumë shtëpia e saj. “Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”, tha Çiljeta. Ndërsa pyetjes se ç’mendim ka për Arjola Demirin. “Arjola është një super mama mendoj unë dhe mund ta fitojë”, ka thënë Çiljeta.

Prej vitesh këngëtarja Çiljeta Xhilaga është në një lidhje dashurie me futbollistin Alban Hoxha, me të cilin prej kohësh bashkëjeton. Edhe pse tashmë të gjithë e dinë këtë fakt, përsëri Çiljeta dhe Albani preferojnë ta mbajnë sa më larg syrit mediatik marrëdhënien e tyre.

E ftuar së fundi në “E diell”, Çiljeta është pyetur se kur do ta vesh fustanin e nusërisë në jetën reale pasi në jetën profesionale e ka veshur shpesh. “Nuk i dihet. Kam luf tuar për dashurinë dhe ja ka vlejt”, është shprehur Çiljeta.

Ndërkohë gjithashtu ka treguar dhe arsyen pse ajo dhe Albani nuk dalin kurrë në intervista bashkë. Këngëtarja zbulon se si ajo dhe Albani kanë dëshirë që jeta private të mbetet e tillë. “Jemi seriozë, si kemi qejf këto punë. Mua më ka pëlqyer privatësia dhe Albanit edhe më tepër”, ka thënë Çiljeta.

Pak kohe me pare, Ciljeta na ka prezantuar me vjehrrën e saj dhe ka zbuluar dhe pak nga raporti që ka me të. Xhilaga ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet nëna e Albanit që po gatuan. Këngëtraja e ka shoqëruar videon duke shkruar: “Kur të gatuan mama dy”. Kjo tregon se këngëtarja ka një marrëdhënie shumë të mirë me mamanë e Albanit.

MË TË LEXUARAT

To Top