Luizi ka marrë një vendim që do të fillojë ta zbatojë pas të shtunës nëse nuk eliminohet nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Ky vendim i Luiz Ejllit lidhet me Kiara Titon. Në një bisedë më Nita Latifin, këngëtari është shprehur se nëse vazhdon e qëndron në “BBV” do ta respektojë dëshirën e moderatores për të mos i folur apo qëndruar pranë.
I pyetur nga Nita “je i sigurtë që edhe Kiarës i pëlqen ti?”, Luizi shtoi:
“Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurrente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj. Unë do e lë dhe do kthehem nga këta, por do kthehem me çfarë kam, me zemër me trup me gjithçka”.
Kujtojmë që në një bisedë që kanë pasur ditën e djeshme Luizi dhe Kiara, nuk munguan tonet e ashpra nga ana e moderatores.
I përlotur, Luizi kërkoi sqarim me Kiarën dhe i kërkoi falje, por moderatorja iu kthyer keq duke e quajtur “gë njeshtar”, “mash trues” dhe “mashkull të dobët”, madje në fund i tha “mu hiq sysh.”