Rozë

”Kiara vetëm ka qarë”/ Flet babai i saj: Do vi nga Italia me avokatë

I ati i Kiarës ka dhënë pasditen e sotme një intervistë për “Ftesë në pesë”. Ai është shfaqur shumë i prekur në një lidhje direkte, teksa ka thënë se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sul mojnë. Babai i moderatores ka treguar se për një komentues që ka shfaqur gjuhë urr ejtje ndaj së bijës do të vijë me avokatë nga Italia.

'Do vij me avokatë nga Italia', i ati i Kiarës tregon

Ai ka shfaqur pakënaqësitë e tij dhe me opinionistët, duke thënë se ata zgërdhihen dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën.

Babai i moderatores ka shtuar se e bija ka ndryshuar sjellje që të mos goditet më Luizi, pasi çdo gjë që ndodh rreth tij goditet vazhdimisht në çdo prime.

“Sikur të mos kundërshtonte Kiara njerëzit do thonin kjo nuk ndryshoka, po kokëderre qenka. Ëstë një lojë. E kem thënë që është një lojë. Ne do vazhdojmë me këtë pjesë që të mos goditet më Luizi. Fillon e mbaron Big Brother vetëm Kiara dhe Luiz. Çfarë është rreth Luizit do përmendet.

Kiara po paguan një çmim për të tjerët. Është më e afërt sepse e pa reagimin e njerëzve. Për të qenë është e ftohtë se është natyrë e saj. Tani një reagim do e bënte. Po të mos bënte reagim do thonin pse nuk reagoi. Një lidhje që ka 2 persona, kur lidhen bashkë nuk ka një shabllon që duhet të ndiqet. Kjo është një lidhje që vendoset këtu. Mund të zihen në darkë dhe pajtohen në mëngjes. Disa javë përpara Zhaklina e pyeti Kiara pse nuk pranon të të ndihmojë Luizi. Kur I bëri pyetjen primen e shkuar, tha jo gratë duhet të jenë vetë. Ajo zgërdhihet”, ka thënë zoti Arben Tito.

Ai është pyetur dhe rreth pajtimit të Kiarës me Efin, pyetje së cilës i është përgjigjur: Jam shumë i kënaqur se kanë qenë shoqe. I kam thënë mere Efin në telefon. Më tha e kam marrë, kishte folur me të. Nuk e kuptoj pse shkoi kjo situatë deri këtu. Këtë duhet ta qujanë lufta civile, jo Big Brother. Ka komentues që në vend të analistit bëjnë gjykatësin.
Kiara vetëm qante, ku e dija unë si duhet. Është shumë e thjeshtë nga jashtë. I thashë analizoje dhe në fund të fundit del që nuk ke bërë asnjë gabim. Pati një reagim pak të ashpër sepse kishte dëgjuar shumë gjëra jashtë.

'Do vij me avokatë nga Italia', i ati i Kiarës tregon

MË TË LEXUARAT

To Top