Një vogëlush vetëm 1 vjeç është kthyer në një personazh mjaft të ndjekur në rrjetet sociale. Ai numëron 1.3 milion ndjekës në instagram ku ndan video nga eksperimentet e tij në kuzhinë.
Nëna e tij, Ashley Wian, në një prononcim për CNN është shprehur se videot filluan si një mënyrë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen.
“Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe bën në shtëpi. Ai ka shumë qejf që e bën atë”, tha ajo.