Lajme

Krenari! Studenti shqiptar ia kalon edhe grekë dhe serbëve, del i pari në një prej Universiteteve më të mira në botë

Studenti kosovar, Besfort Shala, i cili kishte kërkuar mbështetje financiare për të studiuar në Universitetin e Oxfordit, ka njoftuar se tashmë i ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematike në këtë universitet, me notën më të lartë.

Shala ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ia kanë mundësuar studimet në këtë universitet.

“Ju njoftoj se kam përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në University of Oxford me notën më të lartë, përkatësisht klasifikimin Distinction. Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ju falenderohem të gjithëve për mbështetjen dhe mundësimin e këtij rrugëtimi!”, ka shkruar Shala.

MË TË LEXUARAT

To Top